Shkon të hakmerret, arrestohet

Shkon të hakmerret, arrestohet

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasiqë pas një mosmarrëveshje që kishte pasur më herët me një person tjetër të dyshuar dhe që kishte pësuar lëndime trupore, i njëjti ka shkuar në lagjen e të dyshuarit dhe ka kërkuar për t’iu hakmarrë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes.

Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, ka njoftuar Policia e Kosovës.