Joshua i fton të famshmit në meçin e tij në Arabinë Saudite

Joshua i fton të famshmit në meçin e tij në Arabinë Saudite

Anthony Joshua shpreson t’i shohë të gjithë, që nga Beyonce e Jay-Z deri te një përzgjedhje e modeleve të tij të preferuara të Instagramit që dëshiron t’i shohë pranë ringut duke e ndjekur meçin e tij kundër Andy Ruiz Jr në Arabinë Saudite.

Pas humbjes së papritur të britanikut në Madison Square Garden të New Yorkut në muajin maj, yje të shumtë nga fusha të ndryshme i shprehën mbështetje. Në këtë listë u përfshinë emra të tillë, si Joe Root, Harry Kane, Ed Sheeran e Judi Dench.

Mirëpo, vendimi që rimeçi të zhvillohet në Arabinë Saudite nga nxitur kundërthënie të shumta, pasi ai vend kritikohet për shkelje të të drejtave të njeriut.

Sidoqoftë, 29-vjeçari dëshiron që shumë emra të njohur të udhëtojnë atje për ta ndjekur nga afër përpjekjen e tij për t’i rikthyer titujt më 7 dhjetor të këtij viti.

“Barack Obama, The Rock, Will Smith, Jay-Z, Beyonce… disa modele Instagrami… Po dal në pjesën e trurit për fantazi! Të gjithë dhe kushdo janë të mirëseardhur!”, ka thënë Joshua për TMZ Sports.

Dwayne ‘The Rock’ Johnson është po ashtu nga emrat që i kanë uruar sukses AJ, ndërsa Will Smith është një prej miqve të vjetër tij. Teksa Joshua shpreson që princi Harry dhe Cristiano Ronaldo do të jenë atje për ta ndjekur meçin.