Bullgarët që jetojnë jashtë shtetit kanë dërguar 624 milionë euro

Bullgarët që jetojnë jashtë shtetit kanë dërguar 624 milionë euro

Sipas të dhënave të Bankës Popullore Bullgare deri më 30 qershor 2019 në Bullgari janë derdhur 624 mln euro nga bullgarët që punojnë dhe banojnë jashtë.

Më shumë mjete kanë ardhur nga Gjermania, SHBA-ja dhe Spanja. Ka familje, të cilat çdo vit marrin të paktën 1200 euro nga jashtë. Ekonomistët shënojnë se edhe pas kthimit të tyre në mëmëdhe bullgarët që punojnë jashtë derdhin para në ekonominë kombëtare. Mjetet nga jashtë janë të rëndësishme edhe për prodhuesit bullgarë, sepse me to blihen mallra për tregun vendas dhe kjo rrit të ardhurat e kompanive.