Ava Max po korrë suksese të mëdha në skenën botërore, fiton këtë çmim

Ava Max po korrë suksese të mëdha në skenën botërore, fiton këtë çmim

Debutimi i këngëtares me prejardhje shqiptare Ava Max në arenën ndërkombëtare ishte i jashtëzakonshëm, ajo arriti që me këngën e saj ‘Sweet but Psycho’ të pozicionohet e para në të gjithë botën në ‘iTunes’ dhe mori mbi 692 milionë ‘Spotify streams’.

Ajo tanimë ka lansuar këngën e re ‘Torn’ e cila poashtu po pëlqehet dhe vlerësohet shumë.

Vajza e emigrantëve shqiptarë, siq potencon edhe MTV, ka lindur në Wisconsin por u rrit në Virxhinia, ku ajo qysh heret shprehi talentin për muzikë.

E vendosur në skenë qysh në moshë të re, ajo vazhdoi me suksese të mëdha lansimin e projekteve të saj muzikore.

Ava Max edhe njëherë tregoi aftësitë e saj në të gjithë botën, duke performuar në Isle Of MTV, të këtij viti në Maltë dhe së fundmi duke bërë debutimin e saj në VMA me një shfaqje të këngës së re “Torn”.

Së fundmi ajo ka bërë të ditur përmes llogarisë së saj në Instagram, duke falënderuar MTV, që e përlyenen me titullin ‘Push artist of the month’ me këngën e saj të re ‘Torn’.