Zogu futet në motorin e avionit, plas zjarri alarmohen 80 pasagjerë

Zogu futet në motorin e avionit, plas zjarri alarmohen 80 pasagjerë

Një incident është regjistruar në Aeroportin e Cardiff, në Wales pak para nisjes së avionit për në Paris.

Një zog u fut në motorrin e tij duke detyruar pilotin që të frenojë para ngritjes nga toka.

Më shumë se 80 pasagjerë u frikësuan.

Pasagjeri Jonny Alcock i tha Wells Online : 'Ne u futëm në aeroplan për të shkuar në Paris dhe gjithçka ishte normale. Ndërsa piloti shkoi për të hequr frenat u përplasëm dhe ne thjesht ndalëm. Të gjithë ishin pak të tronditur pse kishim ndalur në mes të pistës dhe më pas u hap një zjarr në motor. Më pas erdhi një njoftim ku na u tha: askush të mos krijojë panik, ne do ta rregullojmë. Të gjithë duhet të zbresin nga avioni”.

Pas evakuimit, pasagjerët u detyruan të prisnin deri në orën 14:00 për të kapur një avion tjetër për në kryeqytetin francez.

Alcock tha që njerëzit në avion ishin në panik nga prania e brigadës së zjarrit, por ata u siguruan nga ekuipazhi i kabinës se ishte thjesht një rast që përballohej nga grupet e shpëtimit.

Pista u mbyll për një periudhë të shkurtër pasi udhëtarët u morën nga avioni dhe u hap menjëherë pas kësaj.