Ish - e dashura e përkrah Pattinson në rolin e ri si Batman

Ish - e dashura e përkrah Pattinson në rolin e ri si Batman

Muaj më parë, kompania Warner Bros ka konfirmuar se në filmin e ardhshëm “The Batman”, rolin e Bruce Wayne do ta luajë Robert Pattinson.

Me këtë rast, një përkrahje për këtë e ka dhënë edhe ish-e dashura e Robert Pattinson, Kristen Stewart.

Në ‘Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto 2019’ të shtunën, ku ajo po promovonte filmin e saj të ri “Seberg”, Stewart, 29 vjeçe, ndau emocionin e saj për rolin e ri të ish-partnerit të saj në “Twilight”, si Batman.

“Ndihem sikur ai është djali i vetëm që mund të luajë atë pjesë”, i tha ajo Variety në festival. “Jam shumë e lumtur për të. Është çmenduri. Jam shumë, shumë e lumtur për këtë”.

Çifti i “Twilight” filluan takimet që kur luanin së bashku në film në vitin 2008, dhe qëndruan pranë njëri-tjetrit edhe gjatë filmave vijues të ekskluzivitetit.

Ndërkaq tani, Kristen është në lidhje me modelen Stella Maxwell.