Lansohet versioni i aplikacionit Apple Music, që përdoret edhe në kompjuter

Lansohet versioni i aplikacionit Apple Music, që përdoret edhe në kompjuter

Më në fund mund të dëgjoni muzikë nga Apple Music, në kompjuterin tuaj dhe shfletuesin e preferuar, pa pasi nevojë për iOS apo Android, apo iTunes për Mac apo Windows.

Në prag të lansimit të iPhone 11, Apple e ka ofruar edhe këtë mundësi në versionin beta, në beta.music.apple.com dhe sikurse Spotify, mund të funksionojë në çdo platformë shfletuese përfshirë macOS, Windows, Crome OS, iOS dhe Android.

Ky lansim, vjen edhe me dukjen e re të aplikacionit, që ngjanë më shumë me atë që është përditësuar për macOS Catalina. Shfrytëzuesit kanë qasje në të gjitha koleksionet muzikore, kanalet e radiove, krijimin e listave të personalizuara dhe materialet e rekomanduara.

Derisa kjo mundësi është shumë e mirë, pritet që Apple të veprojë njëjtë me Apple News+ dhe Apple TV+ që pritet të kenë mundësi të shumta.