Gears of War 5 me mundësi shumë më entuziaste

Gears of War 5 me mundësi shumë më entuziaste

Tregimi më i thellë dhe territori i çuditshëm në Gears of War 5, që e bëjnë luajtjen e kësaj loje shumë më entuziaste, derisa eksplorohet një botë e re me shumë të papritura.

Aksionet e frikshme dhe fitoret e vështira, janë ato që e vazhdojnë lojën, aty ku është lënë në Gears of War 4, vetëm se ka mundësi më shumë , me pesë lloje vrasjesh dhe armë të reja.

Lojtarët e rinj mund të hutohen dhe të mos dinë si të veprojnë, me atë se çfarë duhet apo pse duhet bërë, mirëpo edhe pa pasur ndonjë shpjegim, loja vazhdon me mjaft lehtësi.

Derisa duhet të mbrohen vazhdimisht, lojtarët nevojiten të angazhohen maksimalisht në përfundimin e misionit të tyre, që është mposhtja e krijesave që jetojnë nëntokë.

Video-loja Gears of War 5, është në dispozicion për Xbox One dhe Windows, ndërsa duket se është lënë hapësirë që në të ardhmen, do të ketë version të ri edhe më të mirë.