Akuzohet se rrezikoi jetën e partneres për “fotografi” të përkryer

Akuzohet se rrezikoi jetën e partneres për “fotografi” të përkryer

Një çift që shëtisin nëpër vende të ndryshme të botës dhe vazhdimisht publikojnë imazhe në llogarinë e tyre në Instagram, janë bërë cak i kritikave të ashpra dhe atë për shkak të fotografive të rrezikshme që i realizojnë, dhe që vazhdimisht vihet në rrezik jeta e dashurës së të riut.

Blogerja Kelly Castille, 33-vjeçe dhe Kody Workman, 32 që janë nga Louisiana, kanë postuar së fundmi fotografi nga Humantay në Peru, ku shihet Kelly duke qëndruar buzë greminës, derisa partneri i saj qëndronte në një hapësirë më të sigurtë.

Por edhe pse dyshja janë munduar të mbrojnë imazhet e shkrepura që janë realizuar gjatë 29 gushtit, ata janë kritikuar ashpër për faktin se përmes fotografive kërkojnë famë pa e menduar rrezikun që po u kanoset.

Kjo shprehi tashmë është duke u rritur nëpër botë, ku shumë të rinj nuk po zgjedhin mjete për të ardhur deri te fama, edhe pse me raste ata rrezikojnë jetën e tyre duke bërë gjëra të pamenduara mirë.