KED ndalon kandidimin e Zhaklina Petos për në Gjykatën Kushtetuese

KED ndalon kandidimin e Zhaklina Petos për në Gjykatën Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka ndaluar Zhaklina Peton për të kandiduar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

“Në lidhje me kërkesën paraprake të kandidates Zhaklina Peto, të paraqitur për pretendimin e saj mbi gjendjen e konfliktit të interesit dhe përjashtimit të të gjithë anëtarëve nga shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit të kandidaturave për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, përpara vijimit të bisedimit të Këshillit mbi gjetjet në procedurën e verifikimit të kësaj kandidateje, Kryetari dhe Zëvendëskryetari i Këshillit, në zbatim të neneve 222-225 të ligjit nr. 115/2016, pasi shqyrtuan motivet përkatëse, vendosën rrëzimin e kërkesës për përjashtimin e secilit anëtar të Këshillit nga procedurat e verifikimit të kandidaturave të kandidates Zhaklina Peto, si të pambështetur në ligj”, lexohet në vendim.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme, KED hapi garën për një vend si Inspektor i Lartë i Drejtësisë. Pranohen kandidatura deri në 20 shtator. Deri tani janë 4 kandidatë, por ligji kërkon të paktën 5, ndaj hapet prapë gara./a2/