Konsolidohet Këshilli Drejtues i Odës së Infermierëve

Konsolidohet Këshilli Drejtues i Odës së Infermierëve

Fetije Huruglica, Shyqiri Hasani dhe Luljeta Kryeziu janë tre anëtarët e rinjë të Këshillit Drejtues të Odës së Infermierëve të Kosovës, të cilët janë deleguar nga Ministria e Shëndetësisë.

OIK tashmë ka themeluar edhe Këshillin Nacional, një organ ky që do të ndihmoj në hartimin e politikave të OIK-ut.
Këshilli Drejtues i Odës së Infermierëve të Kosovës është plotësuar edhe me tre anëtarë të rinjë, të deleguar nga Ministria e Shëndetësisë.
Fetije Huruglica, Shyqiri Hasani dhe Luljeta Kryeziu janë tre anëtarët e rinjë të Këshillit Drejtues të Odës së Infermierëve të Kosovës, të cilët janë deleguar nga Ministria e Shëndetësisë. 
Kjo u bë e ditur në mbledhjen e KD të OIK, ku anëtarët e rinjë të Këshillit Drejtues u pritën nga kryetari i OIK, Naser Rrustemaj dhe Këshilli Drejtues. 
Në mbledhjen e rregullt të KD-së, u tha se tashmë janë plotësuar edhe Këshilli Etik si dhe Këshilli Mbikqyrës i OIK-ut, në të cilat organe tashmë janë deleguar anëtarët nga Ministria e Shëndetësisë. 
Po ashtu, në këtë takim të Këshillit Drejtues u miratua edhe themelimi i Këshilli Nacional i Odës së Infermierëve të Kosovës. 
“Ky këshill do të jetë organ këshilldhënës dhe që do të hartoj politikat e OIK-ut si dhe do të merret me problemet e infermierëve dhe punonjësve tjerë shëndetësorë”, ka thënë kryetari Rrustemaj.