MTV e zgjedh Ava Max si “Push artist of the month”

MTV e zgjedh Ava Max si “Push artist of the month”

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Ava Max, vazhdon të korrë suksese të mëdha në karrierën e saj, edhe pse ka pak vite që ka bërë debutimin në skenë.

Krijuesja e hitit “Sweet but Psycho” arriti në numrin 10 në Billboard Hot 100 këtë maj të kaluar dhe arriti kulmin në Nr. 1 në mbi 25 shtete, duke përfshirë Gjermaninë, Finlandën, Irlandën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo po ashtu këtë vit u shfaq për herë të parë në ‘MTV Video Music Awards 2019’, teksa u komentua mjaft shumë për stilin e saj të veçantë.

Së fundmi, biondja ka bërë të ditur përmes llogarisë së saj në Instagram, se është nderuar nga MTV me titullin “Push artist of the month”me këngën e re “Torn”.

“Torn” është publikuar para pak ditëve, por që ka pushtuar platformat muzikore dhe në YouTube tanimë ka kaluar shifrën e dhjetë milionë klikimeve.

Theksojmë se ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për këngëtaren me prejardhje nga Saranda, e cila deri më tani ka nxjerr në treg tri këngë shumë të pëlqyera nga publiku, “Sweet but psycho”, “So am I” dhe kjo e fundit, “Torn”.


MË SHUME NGA Magazina