Punonjësi i bën gropën dyqanit të famshëm, vjedh 90,000 dollarë ëmbëlsira

Punonjësi i bën gropën dyqanit të famshëm, vjedh 90,000 dollarë ëmbëlsira

Një dorëzues i një dyqani të njohur ëmbëlsirash në Nju Jork është akuzuar për vjedhje të tortave me vlerë 90,000 dollarë.

David Lliviganay, një punonjës i Lady M Confections, thuhet se ka vjedhur 1,020 ëmbëlsira nga depoja e tyre në Long Island City në dhjetëra raste gjatë disa muajve.

Ëmbëlsira të tilla si torta me stemën e lepurit apo krepat, për të cilat shquhet dyqani,  tregohen me pakicë për një çmim  prej 90 dollarësh dhe janë të preferuarat e të famshmeve si Martha Stewart dhe Oprah Winfrey.

Revista New York Times më herët në një artikull të veçantë  e cilësoi  si" tortën e dytë më të mirë në qytet".

Sipas procesit gjyqësor të ngritur nga kompania kundër tij, hajduti me siguri i ka shitur ëmbëlsirat e saj të famshme në tregun e zi.

Autori i krimit, i cili rrëfeu fajin e tij, sipas New York Post, u "kap" nga kamerat e sigurisë duke hyrë në depo disa herë, duke hapur ngrirësit dhe duke i vendosur ëmbëlsirat në çantë, për ti ngarkuar më pas në makinën e tij.

Kompania kthimin mbrapsht të vlerës së ëmbëlsirave, plus interesin dhe gjobë ndëshkuese.