​“Zhduken” municionet e Marinës greke

​“Zhduken” municionet e Marinës greke

​Marina greke njoftoi sot se do të hetonte mbi zhdukjen e armëve në bazën e ishullit të Leros, ndërkohë që shtypi grek kishte përmendur mungesën e fishekëve dhe granatave.

“Ushtria dhe policia po hetojnë”, sipas zëdhënësit të marinës, Michail Lambiris, në një komunikatë.

“Zbulimi u bë dje gjatë një inventari”, theksoi Lambiris.

Marina nuk dha më shumë detaje, por disa organe të shtypit grek theksuan se armët e munguara janë fishekë dhe granata, përcjell Atsh.

“Njësia antiterroriste greke është gjithashtu e përfshirë në këto hetime”, sipas televizionit shtetëror ERT.