Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Të shtëna armësh janë dëgjuar në kryeqytet pak minuta më parë.

Ngjarja ka ndodhur prapa Teatrit Kombëtar në rrugën “Vasil Andoni”.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Afrim Vitija” në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri. Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhë rasti.

Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit eshte plagosur nje person. I njejti eshte derguar per tretman mjekesor. Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Banorët e lagjes i kanë thënë se fillimisht kanë dëgjuar disa të britma të disa personave e më pas edhe disa të shtëna. “Në momentin që ata kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë parë policinë”, tha njëri prej dëshmitarëve.