Tahiri: Provat e Prokurorisë janë gënjeshtra

Tahiri: Provat e Prokurorisë janë gënjeshtra

Gjykata ka shtyrë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ky i fundit në një deklaratë për mediat tha se provat e prokurorisë janë gënjeshtra

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 12 vjet burg në pretencën ndaj ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Ky qëndrim i organit të akuzës u kundërshtua nga avokatët e ish-ministrit të Brendshëm por edhe nga vetë Saimir Tahiri, i cili në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka përfshirë në këtë çështje edhe emra ministrash të tjerë të qeverisë Rama, transmeton oranews.

Pas pretencës Tahiri ka parashtruar argumentet mbrojtës në sallën e gjyqit me një tabelë ku shpjegonte me skemë secilin episod.