Arrestohet për prerje ilegale të pyjeve

Arrestohet për prerje ilegale të pyjeve

Policia e Kosovës ka arrestuar sot rreth orës 17.00 në Strellc të Epërm të Deçanit personin me inicialet F.H. (19), i cili me një traktor me rimorkio po transportonte dru të prerë ilegalisht në parkun nacional.

Policia menjëherë ka ndërmarrë veprimet ligjore të koordinuar  me zyrtarë të DAPK-ut në Deçan dhe prokurorin kompetent.

Me vendim të prokurorit, masa drusore dhe mjeti me të cilin ka qenë duke u bërë transporti i kësaj mase janë sekuestruar.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë te rregullt.