Kosova nderon viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në SHBA

Kosova nderon viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në SHBA

Republika e Kosovës organizon aktivitete të ndryshme në nderim viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 që ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fillimisht në oborrin e ndërtesës së Qeverisë, Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe dhe merr pjesë në zbulimin e obeliskut kushtuar viktimave të 11 shtatorit.

Me pas Komuna e Fushë Kosovës, Drejtoria për Arsim e kësaj komune, Policia e Kosovës, Qendra Kombëtare e Emergjencave, Zjarrfikësat janë pjesë e organizimit në nderim të këtyre viktimave.

Me vendim të drejtorit te Arsimit të kësaj komune Islam Shabani në të gjitha shkollat fillore e të mesme të Fushë Kosovës do të mbahet një ligjërat 10 minutëshe për këtë akt terrorist ndaj aleatit tonë SHBA-së.
 
Me pas në sheshin Bill Clinton në Prishtinë shoqatës "Miqtë e Amerikës" organizon larjen e Pllatosë te sheshi dhe vendosjen e flamurit të ri i cili do te vendoset me sinjalizime me drita e zë nga pjestarët e zjarrfikësave e Qendrës emergjente.

Ndërkaq Garda e Nderit e Policisë së Kosovës e ulë në gjysëm shtizë flamurin amerikan.

Si pjesë e këtyre aktivitetve do të behët edhe ndezja e qirinjëve para emrave të viktimave si dhe hapja e ekspozitës me fotografi.

Ndërsa pasdite kryetari i shoqatës "Miqtë e Amerikës", e disa aktivistë do të shkojnë të dhurojnë  gjak në aktivitetin në nderim të kësaj date që e organizon Ambasada Amerikane në Shkup. 

Autor: RTKlive