18 vjet nga sulmet terroriste në SHBA

18 vjet nga sulmet terroriste në SHBA

Sot shënohet 18 vjetori i sulmit terrorist të 11 shtatorit në Nju Jork shembi Kullat Binjake, nga i cili sulm humbën jetën 2,996 njerëz në katër zona të ndryshme.

11 shtatori i vitit 2001 do të mbahet mend gjatë në mendjen e njerëzve për shkak të sulmit terrorist mbi dy kullat binjake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga ajo ditë sot shënohen plotë 18 vite. Mijëra njerëz panë nga televizorët e tyre anembanë globit skenat apokaliptike që u zhvilluan në një prej qendrave më të rëndësishme ekonomike të botës perëndimore.
Gjithçka nisi me rrëmbimin e katër aeroplanëve nga terroristë të Al Qaeda-s. Në orën 8:46 të mëngjesit, njëri prej tyre u përplas me kullën veriore të qendrës së madhe tregtare në Nju Jork, duke krijuar një çarje të thellë të ndërtesës.
17 minuta më vonë një aeroplan tjetër pasagjerësh përplasi kullën jugore, duke krijuar një lëmsh të madh zjarri. 11 shtatori është cilësuar edhe si ngjarja që ndryshoi botën.