Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë do të jetë Medina Pasoma, autore, e cila na njofton për librin “Dy oqeane largësi”.

Ndërsa Linda Matisane, eksperte e sigurisë në punë do të flasë për fushatën vetëdijësuese për ambient të shëndoshë në punë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë Pranvera Gunga, epidemiologe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike do të na njoftojë për situaten epidemiologjike me ethet e minjve.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

Autor: RTKlive