Spektri politik duhet të jetë partner konstruktiv në dialog

Spektri politik duhet të jetë partner konstruktiv në dialog

Profesori i qeverisjes amerikane, Ilir Ibrahimi, ka thënë se pas mesazheve amerikane partitë politike e kanë kuptuar se dialogu me Serbinë është prioritet i lartë për ShBA-në dhe cilado parti që të fitojë do të duhet të luajë rol konstruktiv në këtë proces.

Ai ka thënë se spektri politik duhet t’i lë anash inatet dhe interesat personale dhe të jetë partner konstruktiv në dialog.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Ibrahimi ka deklaruar se mesazhi i ShBA-së është i qartë: epilogu i marrëveshjes duhet të jetë njohja e ndërsjellë dhe, sipas tij, ky është mesazhi më i fuqishëm dhe më përkrahës që siguron shtetësinë dhe sigurinë e Kosovës.

Ibrahimi ka thënë se përderisa klasa politike po merret me fushatë zgjedhore, në nivelin ndërkombëtar po bëhen përgatitje që dialogu të përmbyllet në një afat optimal.