Miley dhe Kaitlynn morën vëmendje me veshje të njëjta

Miley dhe Kaitlynn morën vëmendje me veshje të njëjta

Një burim së fundmi ka konfirmuar për People se dyshja janë duke jetuar së bashku që pas ndarjes nga bashkëshortët e tyre.

Të enjten, këngëtarja e “Slide Away”, 26-vjeçe, dhe e dashura e saj, Kaitlynn Carter, u panë së bashku në New York me veshje të njëjta.

Gjersa po darkonin, Carter shkëlqeu në fustanin e shkurtër të zi, teksa ka vënë në plan të parë këmbët e saj atraktive, ndërsa për dallim nga Carter, Miley ishte veshur me pantallona, bluzë të zezë dhe një palë syze.

Miley Cyrus dhe e dashura e saj, Kaitlynn Carter darkuan së bashku në New York (Foto: Suzy Creamcheese / SplashNews.com)

Pasi shijuan darkën së bashku, Carter dhe Cyrus ishin fotografuar dorë për dore nga dalja e restorantit Manhattan. Fansat dëshironin të bënin imazhe me yjet, por Miley dhe Kaitlynn dolën nga një anë tjetër.

Ndërkaq, vajzat janë duke shpenzuar kohë më shumë me njëra-tjetrën që nga ndarja nga partnerët e tyre, Brody Jenner dhe Liam Hemsworth. Aktori australian i kërkoi divorc këngëtares me datën 21 gusht, teksa Carter dhe Jenner u ndanë 14 muaj pas martesës së tyre, sipas People.

Në mesin e gjithë këtyre gjërave, ato po jetojnë së bashku ‘shumë të lumtura’, ka thënë një burim këtë muaj për People.

Miley Cyrus dhe e dashura e saj, Kaitlynn Carter darkuan së bashku në New York (Foto: Suzy Creamcheese / SplashNews.com)

Miley Cyrus dhe e dashura e saj, Kaitlynn Carter darkuan së bashku në New York (Foto: Suzy Creamcheese / SplashNews.com)


MË SHUME NGA Magazina