Një tërmet i fuqishëm godet Indonezinë

Një tërmet i fuqishëm godet Indonezinë

Shërbimet kompetente nuk kanë lëshuar paralajmërim për paraqitje të mundshme të cunamit ndërsa deri tani nuk ka raport për persona të pësuar.

Një tërmet me fuqi prej 5.7 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur sot në mëngjes provincën Sulawesi Verior në Indonezi.

Enti për meteorologji, klimë dhe gjeofizikë i Indonezisë (MBGK) bëri të ditur se epiqendra e dridhjes është regjistruar 14 kilometra nga bregu në vendin Melonguane dhe në thellësi prej 10 kilometrash.

Shërbimet kompetente nuk kanë lëshuar paralajmërim për paraqitje të mundshme të cunamit ndërsa deri tani nuk ka raport për persona të pësuar.

Indonezia ndodhet në "Unazën e Zjarrtë të Paqësorit" dhe shpesh ka tërmete, vullkane, stuhi dhe katastrofa tjera natyrore.

Në shtator të vitit të kaluar një tërmet shkatërrues në ishullin Sulawesi shkaktoi cunami në të cilin jetën e humbën së paku 4.340 persona.