Iran, humb jetën tifozja që dogji veten

Iran, humb jetën tifozja që dogji veten

Tifozja e klubit Esteghlal e cila javën kaluar i vuri flakën vetes para Gjykatës së Revolucionit në kryeqytetin Teheran, iu nënshtrua plagëve në spitalin Mutahhari pavarësisht intervenimit.

Humbi jetën një grua tifoze e futbollit në Iran që dogji veten si reagim ndaj dënimit me burg për arsye se ka tentuar të hyjë në stadium për të shikuar ndeshje të futbollit.

Sipas mediave iraniane, tifozja e klubit Esteghlal e cila javën kaluar i vuri flakën vetes para Gjykatës së Revolucionit në kryeqytetin Teheran, iu nënshtrua plagëve në spitalin Mutahhari pavarësisht intervenimit.

Ajo njihej edhe si "vajza e kaltër" për arsye të ngjyrës së fanellës së klubit Esteghlal, ndërsa ishte arrestuar përderisa tentonte të hyjë në stadiumin Azadi në Teheran duke e fshehur identitetin e saj, për të shikuar ndeshjen e klubit të saj kundër Al Ain të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) në kuadër të ndeshjes së Ligës së Kampioneve në Azi.

Hudayari ka qëndruar katër ditë në burgun Veramin, ndërsa më pas ishte liruar me kushte.

Sipas mediave, gruaja iraniane javën e kaluar pasi e mori lajmin se është dënuar me 6 muaj burg, ka djegur veten.

Autoritetet iraniane nuk kanë komentuar në lidhje me dënimin e Hudayari ose detajet e incidentit.

"Kush është përgjegjës i këtij incidenti pikëllues?"

Muhammed Takavi, ish-futbollisti i kombëtares iraniane si dhe klubit futbollistik Esteghlal, nëpërmjet një postimi në rrjetin social shprehu keqardhjen e tij në lidhje me rastin.

"Vdekja e 'vajzës së kaltër' ka pikëlluar të gjithë. Kush është përgjegjës i këtij incidenti pikëllues? Dëshira e vetme e kësaj vajze të re ishte të shikoj ndeshjen e klubit të saj në stadium. Le të pushojë shpirti yt në paqe dhe turp për ne që nuk të kemi ndihmuar", u shpreh ai.

Edhe një nga futbollistët më të shquar të vendit, Javad Kazimi, publikoi një mesazh me titull "Na fal".

Nga ana tjetër, theksohet se Irani mund të ndalohet nga ndeshjet ndërkombëtare nga ana e FIFA-s në rast se nuk heq ndalesë për në stadium për gratë që vazhdon në vend rreth 40 vite./aa/