Ukrainë, miratohet projekt-ligji për impiçment ndaj presidentit

Ukrainë, miratohet projekt-ligji për impiçment ndaj presidentit

Projekt-ligji i prezantuar nga presidenti ukrainas, Zelensky, parashikon që procesi i impiçmentit të mund të iniciohet nga shumica e ligjvënësve.

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar një projekt-ligj me të cilin përcakton një procedurë të posaçme për impiçment ndaj presidentit.

Projekt-ligji i prezantuar nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, parashikon që procesi i impiçmentit të mund të iniciohet nga shumica e ligjvënësve.

Në vazhdim duhet të krijohet një komision hetimor me pjesëmarrjen e anëtarëve të Parlamentit, një avokat të veçantë dhe hetues.

Gjetjet e komisionit së pari do të shqyrtohen nga Parlamenti, ndërsa në rast të gjetjes së presidentit fajtor, Parlamenti do të marrë mendime nga Gjykata Kushtetuese për karakterin kushtetues të hetimit dhe nga Gjykata e Lartë për të pasur një konfirmim se veprimet e presidentit përbëjnë krim.

Presidenti mund të largohet nga posti nëse vendimet e dy gjykatave konfirmojnë se kreu i shtetit është fajtor dhe nëse tre të katërtat e anëtarëve të Parlamentit do të votojnë për impiçment./aa/