Qerbela, shpallet 3 ditë zie në nder të viktimave gjatë ditës së Ashures

Qerbela, shpallet 3 ditë zie në nder të viktimave gjatë ditës së Ashures

Dje në Qerbela të Irakut si pasojë e rrëmujës në ceremoninë e Ashures humbën jetën të paktën 31 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.

Në qytetin Qerbela të Irakut është shpallur tre ditë zie për shkak të 31 personave që humbën jetën nga rrëmuja në ceremoninë e Ashures.

Në një deklaratë me shkrim nga prefektura e Qerbelasë, thuhet se me kërkesë të guvernatorit Nesif el Gutabi dhe miratimin e kryeministrit të Irakut, Adil Abdul-Mahdi, në rajonin e Qerbelasë u shpall tre ditë zie për ata që humbën jetën gjatë rrëmujës në ceremonitë e Ashures.

Dje në Qerbela si pasojë e rrëmujës në ceremoninë e Ashures humbën jetën të paktën 31 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.

Pas ngjarjes kryeministri i Irakut, Adil Abdul-Mahdi, qëndroi në rajonin e Qerbelasë dhe pas inspektimeve në zonën ku ndodhi fatkeqësia vizitoi të plagosurit në spital.