Aktivizohen vullkanet në ishullin verior, disa janë gati të shpërthejnë

Aktivizohen vullkanet në ishullin verior, disa janë gati të shpërthejnë

Islanda është një nga vendet më të qeta dhe mbresëlënëse për peizazhin në Europë, por ka edhe ajo emergjencat e saj. Bëhet fjalë për aktivizimin e disa vullkaneve, që karakterizojnë territorin e saj.

Islanda, njihet si ishulli më vullkanik në botë ku çdo 5 vite, shpërthejnë 2-3 vullkane njëherësh. Shpërthimi më i fuqishëm është ai i vitit 2011, i cili prodhoi një shtyllë tymi e squfuri, prej 15 mijë metra lartësi.

Aktualisht, vrojtimet e Qendrës Islandeze të Vullkaneve, tregojnë lëkundje të lehta dhe ngritje të kores së tokës prej 40 centimetrash,  duke sinjalizuar aktivizim të disa vullkaneve në ishull.

Sipas kësaj Qendre, të paktën 3 vullkane  janë në fazën finale dhe pritet shpërthim i tyre, shpërthime që do të ndezin ishullin e bardhë në Atlantik./a2/