Haradinaj takohet me ambasadoren e re të Francës, Marie Christine Butel

Haradinaj takohet me ambasadoren e re të Francës, Marie Christine Butel

Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë është takuar me ambasadoren e re të Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Haradinaj tha se Kosova është mirënjohëse për kontributin e Francës dhënë ndër vite për vendin dhe është e përkushtuar që të çojë përpara partneritetin politik, ekonomik dhe diplomatik.

“Në takim mikpritës me ambasadoren e re të shtetit francez, Marie Christine Butel, e njoftova për të arriturat e Kosovës, proceset aktuale politike dhe shpreha gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona”.

“Kosova mirëpret angazhimin dhe rolin e Francës, Presidentit Macron dhe iniciativës së tij për ta përkrahur Kancelaren Merkel në procesin e dialogut me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, ligjërisht obligative, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, shkruan Haradinaj në rrjetin social Facebook.


MË SHUME NGA Aktuale