Alessandra Ambrosio së bashku me vajzën në javën e modës në New York

Alessandra Ambrosio së bashku me vajzën në javën e modës në New York

Derisa moshatarët e saj kanë filluar vitin shkollor, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me vajzën e një prej modeleve më të famshme në planet, Alessandra Ambrosio.

Modelja braziliane, së bashku me vajzën e saj 11 vjeçare, Anja Mazur kanë marr pjesë në javën e modës që po mbahet në New York.

38 vjeçarja e njohur së bashku me të bijën ishin pjesë e eventit të organizuar nga Serena Williams, ku edhe morën gjithë vëmendjen.

Ishte Ambrosio ajo që shkëlqeu me paraqitjen. Në një fustan të shkurtë u kujdes t’i ekspozonte këmbët e saj të bukura.

Ish-modelja e Victoria’s Secret e kompletoj dukjen me çantë dhe taka të larta, ndërsa shoqëruesja e saj e vogël kishte të veshur një fustan të kuq dhe duke për mrekulli përkrah së ëmës.