Merkel kërkon nga Kina t`i respektojë të drejtat e njeriut

Merkel kërkon nga Kina t`i respektojë të drejtat e njeriut

Duke folur sot para ligjvënësve gjatë debatit vjetor të buxhetit në parlament, Merkel tha se Kina ka një "përgjegjësi në rritje për rendin multilateral global".

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se është e rëndësishme që vendi i saj të angazhohet në dialog me Kinën, përfshirë çështje të tilla si të drejtat e njeriut.

Duke folur sot para ligjvënësve gjatë debatit vjetor të buxhetit në parlament, Merkel tha se Kina ka një "përgjegjësi në rritje për rendin multilateral global".

Merkel gjatë vizitës së saj në Kinë javën e kaluar theksoi rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut, duke shtuar: "Kjo është e vërtetë edhe me një këndvështrim ndaj Hong Kongut".

Pekini dje kritikoi Gjermaninë për lejimin e aktivistit të shquar të Hong Kongut, Joshua Wong të vizitojë Berlinin, ku në një funksion privat u takua me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas ndërsa do të zhvillojë sot një konferencë për media.

Merkel theksoi se Gjermania beson në parimin e "një vendi, dy sisteme" për Kinën dhe Hong Kongun.