Dialogu politik Turqi-BE do të mbahet në Bruksel

Dialogu politik Turqi-BE do të mbahet në Bruksel

Takimi do të mbahet të premten, njoftojnë nga Ministria e Jashtme e Turqisë.

Turqia dhe Bashkrimi Evropian do të mbajnë takim për dialog politik të premten në Bruksel, njoftojnë nga Ministria e Jashtme e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në kumtesë thuhet se delegacioni turk do të kryesohet nga zv/ministri i Punëve të Jashtme dhe drejtori për çështjet e BE-së, ambasadori Faruk Kaymakcı, ndërsa delegacioni i BE-së do të kryesohet nga zv/sekretari i përgjithshëm i Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Jean-Christophe Belliard dhe drejtori i përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit pranë Komisionit Evropian, Christian Danielsson.

"Pritet të diskutohen zhvillimet në procesin e bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë, bashkëpunimi financiar, përfshirë fondet para anëtarësimit (IPA), procesi i liberalizimit të vizave, përditësimi i Unionit Doganor si dhe fushat e rëndësishme të bashkëpunimit të Turqisë me BE-në, si lufta kundër terrorizmit, migracioni, siguria dhe mbrojtja", qëndron në kumtesë.