Ambasadori gjerman: Synimi i Gjermanisë është t’i thotë PO Shqipërisë

Ambasadori gjerman: Synimi i Gjermanisë është t’i thotë PO Shqipërisë

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi është takuar me Ambasadorin e ri gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf.

Gjatë takimit ambasadori Zingraf tha se synimi i Gjermanisë është ti thotë "Po" hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Ndërkohë u shpreh i lumtur që po i jepet mundësia kontribojë në forcimin e  bashkëpunimit midis të dy vendeve, me fillimin e misionit të tij në Shqipëri, transmeton oranews.

“Kancelarja Merkel ka deklaruar së fundi se Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria kanë rëndësi strategjike për Gjermaninë dhe BE-në. Synimi i Gjermanisë është t’i thotë PO çeljes së negociatave me Shqipërinë”, nënvizoi ambasadori Petert Zingraf.

Ndërsa kryeparlamentari Ruçi tha gjatë takimit që shpreson që qeveria gjermane ti thonë "PO" çeljes së negociatave me Shqipërinë në mbledhjen e Këshillit Europian të tetorit

"Gjermania është lokomotiva ekonomike dhe politike e Europës. Ne i jemi mirënjohës Bundestagut, qeverisë gjermane dhe personalisht Kancelares Merkel për fokusin e tyre të veçantë ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjes së rrugëtimit tonë europian. Shpresojmë që kjo mbështetje do të vazhdojë dhe se Bundestagu dhe Qeveria gjermane do tu thonë PO çeljes së negociatave me Shqipërinë në mbledhjen e Këshillit Europian të tetorit", tha Ruçi.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare