Vetitë shëruese të bimës së egër

Vetitë shëruese të bimës së egër

Bima e egër, e quajtur qimnoni (lat. Carum CarviI L.) kohët e fundit gjithnjë e më shumë po përdoret dhe po rritet nëpër kopshtet tona. Para së gjithash është bimë me erëza dhe posedon efekte të shumta shëruese, sidomos qimnoni i zi.

VETITË SHËRUESE

Kjo bimë forcon lukthin, nxit tretjen e ushqimit, prodhimin e hormoneve dhe largimin e lëngjeve nga trupi. Ndikon pozitivisht edhe te mushkëritë, sëmundjet e lëkurës dhe vështirësitë gjatë astmës. Qetëson bronket, astmën alergjike, kollën, forcon imunitetin, shton prodhimin e antitrupave. Parandalon kancerin, sepse nxit prodhimin e qelizave mbrojtëse, duke mbrojtur qelizat e shëndetshme nga dëmtimet dhe duke shkatërruar qelizat e tumorit.

EFEKTI I VAJIT TË BIMËS SË ZEZË

Prodhimi më i rëndësishëm i kësaj bime është vaji, i cili në vete përmban me qindra substanca aktive. Fitohet prej farave të freskëta. Ky vaj përmban simptomat që relakson muskujt dhe zgjeron bronket dhe përmirëson tretjen e ushqimit. Pos kësaj, vaji i qimnonit të zi shëron sëmundjet e mushkërive, astmën bronkiale, migrenën, parandalon rënien e flokëve dhe mbipeshën.