Bulqizë, mbytet në lumë 32-vjeçarja

Bulqizë, mbytet në lumë 32-vjeçarja

Një 32-vjeçare është gjetur e mbytur në lumin e Bulqizës mbrëmjen e së martës. Trupi i pajetë është nxjerrë nga lumi rreth orës rreth orës 21.30 të datës 10 shtator 2019, ndërsa kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar policinë.

Policia e ka identifikuar viktimën si shtetesja Mine Fejza.  Ngjarja sipas policisë, dyshohet të ketë qenë aksidentale pasi nga kqyrja e trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar dëmtime apo shenja dhune.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër./oranews