Shqipëria me shkallën më të lartë të punësimit në rajon

Shqipëria me shkallën më të lartë të punësimit në rajon

Sipas statistikave zyrtare në Shqipëri, numri i të punësuarve u rrit me 3,4 % në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019, kur ky tregues u rrit me 2,1 %.

Rritja e numrit të të punësuarve po ndjek trendin pozitiv të qëndrueshëm nga muaji në muaj.

Sipas statistikave zyrtare në Shqipëri, numri i të punësuarve u rrit me 3,4 % në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019, kur ky tregues u rrit me 2,1 %, shkraun agjencia telegrafike e Shqipërisë.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, është shprehur u se ky është një lajm i mirë për ekonominë.

“Anketa tremujore e forcave të punës, publikuar sot nga INSTAT, konfirmon efektivitetin e politikave nxitëse për punësimin. Në tremujorin e dytë 2019, papunësia vazhdoi rënien duke kapur nivelin historik prej 11.5%, ndërsa numri i të punësuarve gjithsej krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018, u rrit me 3.4 %, duke konsoliduar shkallën e punësimit në 61.4% nga më të lartat në rajon. Ndërkohë shkalla e papunësisë tek të rinjtë shfaq tendencë në rënie e cila krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018, është 1,7 pikë përqindje më e ulët” – tha Denaj.

Sipas INSTA, treguesi i papunësisë shënoi rënie të mëtejshme në tremujorin e dytë të vitit 2019, duke arritur nivelin 11.5%. Ky është një rekord i ri i papunësisë ku shihet se treguesi ka rënë me krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018 ka rënë me 0,9%, ndërkohë krahasuar me tremujorin e parë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0.6%.