Forconi thonjtë me tretmanë nga kuzhina

Forconi thonjtë me tretmanë nga kuzhina

Disa preparate natyrore, të cilat pa dyshim se i forcojnë thonjtë, e të cilat mund t`i bëni në shtëpi.

PREPARATI ME VAJ ULLIRI DHE MJALTË

Shkrijeni një lugë mjaltë në temperaturë mesatare, hiqeni nga shporeti dhe shtoni një lugë vaj ulliri dhe lëngun e gjysmë limonit. Përzieni me lugë të drunjtë derisa të formohet një masë unike. Këtë maskë e vendosni në tërë sipërfaqen e shuplakave, e më pas vendosni dorëzat e najlonit dhe lëreni maskën që të veprojë 15-20 minuta. Shpëlani duart me ujë të vakët dhe vendoseni një kremë ushqyese. Këtë tretman përsëriteni çdo të dytën ditë, derisa të shërohen thonjtë, e më pas vetëm një herë në javë.

PILING NGA KRUNDET E GRURIT

Përzieni një lugë kripe të imtë të detit me një lugë krunde të grurit dhe me gjysmë luge të sodës së bukës, e më pas shtoni ujë sa të jetë e nevojshme të formohet qulli. Vendoseni këtë përzierje në duar dhe bëni masazh të lehtë me lëvizje rrethore. Kushtoni kujdes të veçantë thonjve dhe lëkurës rreth thonjve, duke i bërë masazh çdo thoi veç e veç. Lëreni pilingun që të veprojë edhe 15 minuta, e më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe vendoseni kremin ushqyes. 

KREMI USHQYES Përzieni 30 g gjalpë shea me lëngun e gjysmës së limonit, duke i lyer thonjtë dhe lëkurën e thonjve të paktën dy herë në ditë. Kremin gjithsesi ruajeni në një vend të thatë, në shishe të qelqtë. Gjalpi shea nxit regjenerimin e thonjve dhe pengon inflamacionet, derisa limoni e zbut lëkurën.