Gent Cakaj takohet me ministrin izraelit, Tzachi Hanegbi

Gent Cakaj takohet me ministrin izraelit, Tzachi Hanegbi

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, është duke qëndruar në Izrael, ku është takuar me ministrin për Bashkëpunim Rajonal, Tzachi Hanegbi.

Temë qendrore e takimit ka qenë përgatitja e Shqipërisë për Konferencën e Grupit të Mesdheut më 24 dhe 25 tetor.

“Meqenëse tematikat si bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë, politikat e përbashkëta për luftën kundër terrorizmit, bashkëpunimi për prosperitet ekonomik e social i vendeve të Mesdheut do të jenë në qendër të diskutimeve të Konferencës, pjesëmarrja e Izraelit do të ishte e një rëndësie të posaçme”.

“Për më tepër, me Ministrin Hanegbi diskutuam edhe për mundësitë e fuqizimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Izraelit veçanërisht në fushën e ekonomisë, turizmit dhe sigurisë”.

“Kjo vizitë në Izrael do të plotësohet me masa konkrete politike dhe diplomatike të mëtejme në shërbim të forcimit të lidhjeve midis dy vendeve”.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare