Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Korab Lecaj regjisor, i cili do të flasë për rrugëtimin e filmit " Klithma" në festivale, si dhe rreth shpërblimit të filmit në Mumbai të Indisë.

Ndërsa Muhamet Hamiti, profesor dhe studiues i letërsisë angleze, do të flasë për botimet e letërsisë angleze në gjuhë shqipe.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë Agron Bajraktari, rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj,  do të flasë për studentët e rinj.

Po ashtu në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Besim Bunjaku, i cili do të paraqesë videoklipin e tij të ri "Ti je".


Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Aktuale