Vazhdon rritja e çmimeve të naftës

Vazhdon rritja e çmimeve të naftës

Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 0.6 për qind dhe u tregtuan me 62.76 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 0.7 për qind dhe u tregutan me 57.80 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit u rrit me 0.5 për qind, dhe u tregtua me 1,492.98 dollarë amerikanë për onz.

Autor: RTKlive