Rriten aksionet aziatike

Rriten aksionet aziatike

Aksionet aziatike shënuan rritje mëngjesin e kësaj të mërkure.

Kështu, indeksi i aksioneve MSCI, jashtë Japonisë u rrit me 0.6 për qind.

Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 1.49 për qind, duke shkuar në 27,082.09 pikë.

Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 2.2 për qind.

Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, u rrit me 0.84 për qind, duke shkuar në 2,049.20 pikë.

Indeksi i aksioneve të Shangait u rrit me 0.42 për qind, duke shkuar në 3,008.81 pikë.

Autor: RTKlive