Ish-presidenti indonezian, Habibie, ndërron jetë në moshën 83-vjeçare

Ish-presidenti indonezian, Habibie, ndërron jetë në moshën 83-vjeçare

Habibie, i cili po trajtohej në spital që nga 1 shtatori, ishte presidenti i tretë i Indonezisë, ndërsa shërbeu nga muaji maj i vitit 1998 deri në muajin tetor të vitit 1999, pasi paraardhësi i tij Soeharto dha dorëheqje.

Ish-presidenti indonezian, Bacharuddin Jusuf Habibie, ka ndërruar jetë në një spital në kryeqytetin Xhakarta në moshën 83-vjeçare.

Inxhinieri aeronautik Habibie, i cili po trajtohej në spital që nga 1 shtatori, ishte presidenti i tretë i Indonezisë, ndërsa shërbeu nga muaji maj i vitit 1998 deri në muajin tetor të vitit 1999, pasi paraardhësi i tij Soeharto dha dorëheqje.

Ai mbahet mend për shkak se drejtoi ekonominë kombëtare gjatë krizave financiare aziatike.

Ishte në detyrë për më pak se dy vite, por njihet për stabilizimin e monedhës së vendit dhe udhëzimin e një referendumi në Timorin Lindor.