“Jorginho te Juventusi? Ai e do Napolin”

“Jorginho te Juventusi? Ai e do Napolin”

Agjenti i mesfushorit të Chelseas, Jorginho ka thënë se ndjekja e Maurizio Sarrit te Juventusi nuk ka qenë asnjëherë opsion.

Ka pasur shumë spekulime që italiani do ta ndjekë Sarrin njësoi siç e ka ndjekur nga Napoli në Chelsea.

Mirëpo agjenti i tij, Joao Santos insiston që Jorginho mbetet fans i Napolit.

“Më 31 gusht isha me të në Londër, shikuam Juvenus-Napoli së bashku. Është vështirë të humbësh në atë mënyrë, por Napoli luajti mirë. Nëse Sarri do të provojë ta transferojë në Juventus? Jo, asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Kemi një projekt me Chelsean, ashtu siç kishim me Verona dhe Napolin. Kemi edhe pesë vjet në kontratë dhe do të qëndrojë edhe për katër vjet tjera”, deklaroi ai.