Vera vijon edhe në shtator

Vera vijon edhe në shtator

Shiu do të zgjasë vetëm për një ditë. Muaji shtator sipas parashikimit të sinoptikanëve do të jetë i nxehtë, duke shënuar temperatura mbi 30 gradë, të cilat kulmojnë këtë fundjavë.

Reshjet e shiut do të jenë vetëm për një ditë. Ulja e temperaturave dhe rrebeshet në gjithë vendin do të vijojnë përgjatë gjithë ditës së mërkurë.

"Reshjet do te jenë rrebeshe të afatshkurtra, herë pas here në formën e shtrëngatave. Më të fokusuara pritet të jenë në zonat qendrore, por e gjithë zona lindore dhe më pak i rrezikuar jugu. Gjatë ditës së sotme shpëton veri dhe veri-perëndimi, i cili do jetë me një mot të vrenjtur, por pa reshje. Gjithë pjesa tjetër do të rrezikohet nga reshje shiu", tha Porja.

Ndërsa, fundjava do të jetë e nxehtë. Temperatura jo të zakonshme na presin në këto ditë të muajit shtator, të cilat do të kalojnë mbi 30 gradë celsius, transmeton oranews.

"Do të kemi sërish një fundjave ku temperaturat do të kapin 34-35 gradë. Deri në datën 17 do të jemi me temperatura të larta. Pritet një freskim të lehtë prej 3-4 ditë  dhe sërish 10-ditëshi i fundit i shtatorit do të mbetet me temperatura të larta", tha ai.

Sipas metereologëve edhe muaji shtator do të jetë një muaj i nxehtë.