Hernandez: Sevilla si Reali ose United

Hernandez: Sevilla si Reali ose United

Sulmuesi Javier Hernandez është i gatshëm për klubin e ri Sevilla.

Meksikani u shit verën e kaluar nga West Ham dhe beson që Sevilla nuk është një hap mbrapa.

Ai tha se te Sevilla është si të transferohesh në Real apo Manchester United.

“Sevilla është në nivelin e njëjtë si klubet e tjera të Evropës. La Liga është liga që e kam shijuar më së shumti. Kur u largova nga Reali, doja më shumë. Të transferohesh të Sevilla është sikur të transferohesh në Manchester United apo Real Madrid”, deklaroi ai.