​Costa: E kuptoj arsyen pse Greizmann është larguar

​Costa: E kuptoj arsyen pse Greizmann është larguar

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa ka thënë që nuk ka ndonjë problem me Antoine Greizmannin, i cili u transferua në Barcelonë.

Griezmann u transferua në “Camp Nou” për 120 milionë euro.

Costa ka folur për këtë gjë në kanalin e Youtubes, Que Partidazo.

“Ëndrra e tij ishte të luante me Messin e Suarezin. Të gjithë e dimë që Griezmann është lojtar që të gjithë e duan në klub, është normale që dëshiron të luajë aty dhe do të shohim nëse do të jetë lojtar i rëndësishëm ashtu siç ishte në Atletico. Greizmann dëshironte sfidë të re”, deklaroi ai.

Futbollisti brazilian në fund tha se nuk ka provuar ta bindë francezin për të qëndruar në Atletico.

“Nuk u mundova ta bind, por nëse do të më pyeste, do t’i thosha se çdo lojtar ka ëndrrat e veta. U largova nga Chelsea, në momentin e parë që e vërejta se duhet të largohesha. Të largohesh nga një klub nuk do të thotë se nuk je falënderues për klubin, thjesht dëshiron një sfidë të re”, përfundoi ai.