​City kërkon nga Sane të vazhdojë kontratën

​City kërkon nga Sane të vazhdojë kontratën

Manchester City po kërkon nga sulmuesi Leroy Sane të hapë bisedimet për kontratën e re.

Sipas mediave angleze gjiganti anglez kërkon ta mbajë gjermanin, i cili është i lidhur me një kalim te Bayerni.

Gjatë gjithë verës klubi gjerman ka qenë i interesuar, mirëpo lojtari po vuan nga një lëndim që do ta mbajë jashtë fushës së blertë deri në fund të sezonit.

City është duke kërkuar nga futbollisti që brenda kësaj kohe sa është i lënduar, të vendosë nëse do të qëndrojë apo të largohet.