​UEFA e vlerëson Valon Berishën pas paraqitjes mbresëlënëse kundër Anglisë

​UEFA e vlerëson Valon Berishën pas paraqitjes mbresëlënëse kundër Anglisë

Përfaqësuesja e Kosovës pësoi humbje dinjitoze nga Anglia mbrëmë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Në stadiumin “St Mary’s Stadium”, djelmoshat e Bernard Challandes u mposhtën me rezultat 5:3 në një ndeshje spektakolare.

Dy-golësh për Kosovën dje shënoi mesfushori Valon Berisha i cili dhuroi një paraqitje të mrekullueshme në fushën e lojës.

Paraqitja e Berishës ka rënë në sytë e mediave ndërkombëtare si dhe te shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA.

UEFA ka përzgjedhur Berishën në mesin e katër futbollistëve me paraqitjet më të mira në ndeshjet e mbrëmshme.