Përleshje fizike në Obiliq, lëndohet një person

Përleshje fizike në Obiliq, lëndohet një person

Sot rreth orës 13:00, ka ndodhur një përleshje fizike në rrugën “Adem Jashari” në Obiliq, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar një person.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se janë identifikuar të dyshuarit.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një përleshje në rrugën “Adem Jashari” në Obiliq, ku lëndime trupore ka pësuar një person (mashkull)”.

“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor. Ndërkohë që policia ka identifikuar personat e përfshirë në rast dhe është në kërkim të tyre.