I krahasuar vetëm me Messin, CR7 gati të thyejë “Mbretin” e Persisë

I krahasuar vetëm me Messin, CR7 gati të thyejë “Mbretin” e Persisë

Për vite të tëra ka sfiduar me shifra Lionel Messin, por kështu ka rrezikuar të humbë nga shikimi një tjetër rival.

Cristiano Ronaldo ka si objektiv një tjetër rekord, atë që e mban një kundërshtar me ekzotik dhe më pak i talentuar sesa Messi, por me një statistikë të frikshme.

Për t’u shndërruar “bomberi” i çdo epoke me përfaqësuesen, CR7 duhet të arrijë rekordin e Ali Daei, që është një mit në vendin e tij, Iran.

Nga “Mbreti i Madh” i Persisë kujtohen mustaqet dhe intuita pranë portës. Ka shënuar plot 109 gola me Iranin, shifër që e ka shndërruar në futbollistin me më shumë gola me kombëtaren.

Cristiano, me “pokerin” ndaj Lituanisë, e çoi në 93 numrin e golave me përfaqësuesen luzitane dhe i duhen edhe 16 finalizime për të çmitizuar iranianin Ali Daei.

Është nga të vetmet rekorde që kanë mbetur pa u thyer nga CR7. Portugezi ka shndërruar “viktima” të tij 40 përfaqësuese të ndryshme, prej kohësh ka kaluar 84 finalizimet e Ferenc Puskas e tashmë i ka mbetur edhe një objekiv i madh. I nevojiten edhe 16 gola me Portugalinë.

“Në fund, Cristiano do ta thyejë rekordin tim, po do t’i duhet shumë mund dhe kohë,” – do të deklaronte dikur Daei kur u pyet për “kërcënimin” e Ronaldos. Koha do ta tregojë nëse “Mbreti i Madh” kishte të drejtë, gjithsesi, Cristiano Ronaldo duket i vendosur.