De Bruyne: Kompany kishte influencë të madhe

De Bruyne: Kompany kishte influencë të madhe

Mesfushori i Cityt Kevin de Bruyne ka mbështetur ish-bashkëlojtarin e tij, Vincente Kompany.

Kompany u largua këtë verë për t’u bërë lojtar-trajner i Anderlecht, mirëpo nuk është në formë të mirë. Futbollisti belg ka pranuar se po i mungon influenca e ish-kapitenit.

“Shpresoj të ndërtojë një karrierë të mrekullueshme si trajner-lojtar tek Anderlecht, njësoj sikur te City. Influenca e tij në klub ishte e madhe. Ende më e madhe se fansat kanë parë apo kanë menduar. Gjithmonë thoshte se futbolli nuk është lojë individuale, por duhet të luash si ekip. Edhe kur ishte i lënduar, e luajti rolin e tij. Mënyra si tha lamtumirë ishte fantastike, më mungon prezenca e tij”, deklaroi ai.